Dy të tretat e personave të infektuar me Omicron kanë qenë të infektuar më përpara me Covid, sipas një studimi të ri britanik. Ekipi hulumtues REACT testoi mijëra vullnetarë në të gjithë Anglinë.
Pothuajse dy në çdo tre pjesëmarrës pozitiv me Omicron raportuan se kishin qenë të infektuar më parë me Covid. Studiuesit arritën në përfundimin se infeksioni i kaluar ishte i lidhur me një rrezik të lartë të riinfektimit me Omicron.
Rreziku për tu infektuar ishte më i lartë te personat që jetonin në familje të mëdha, se sa te personat që jetonim me pak persona, midis etnive aziatike dhe me ngjyrë, sipas studimit.
/abcnews.al