Edhe në mesin e individëve të rinj dhe të shëndetshëm, “Covid-i i gjatë” prek një përqindje të lartë të shëruarve deri në 36%, ose më shumë se një në tre të rinj. Kjo u zbulua nga një studim i kryer në Universitetin George Washington dhe i botuar në revistën Emerging Infectious.
Gjetjet sugjerojnë se njerëzit e vaksinuar plotësisht kanë një rrezik të reduktuar të zhvillimit të Covid-it të zgjatur dhe se ata që kanë marrë një dozë përforcuese kanë një rrezik edhe më të ulët. U zbulua gjithashtu se “Covid i gjatë” prek më shumë njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, duhanpirësit dhe njerëzit që kishin përjetuar simptoma më të rënda gjatë infeksionit Covid-19.
Studiuesit shikuan një mostër prej 1,338 rastesh midis studentëve të fakultetit, stafit dhe të tjerëve në kampus, një popullatë kryesisht e re dhe e shëndetshme. “Megjithatë, ne gjetëm norma mjaft të larta të prevalencës së simptomave të Covid “, tha Lynn Goldman, dekane e Shkollës së Shëndetit Publik të Institutit GW Milken dhe koordinatore e studimit./abcnews.al