Studimi amerikan: Pse vaksina ofron imunitet më të fortë se sa ai natyral

schedule08:59 - 30 Tetor, 2021

schedule 08:59 - 30 Tetor, 2021

Vaksinimi kundër koronavirusit siguron mbrojte më të fortë se sa imuniteti natyror,  sipas një studimi nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-ve. Personat që kanë qenë të infektuar me koronavirus kanë rreth pesë herë më shumë gjasa të infektohen përsëri sesa ata që janë vaksinuar plotësisht me Pfizer/BioNTech ose Moderna .

Kjo është e vlefshme për të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë. Sipas New York Times, CDC ka analizuar të dhënat e mbi 6,328 të rriturve të vaksinuar plotësisht dhe 1,020 të rriturve që kanë fituar imunitet pas infektimit.

Në 187 spitale të SHBA-së, personat që nuk ishin vaksinuar kishin 5.5 herë më shumë gjasa të infektoheshin përsëri sesa ata që ishin vaksinuar plotësisht. Pothuajse 80% e rasteve të vaksinuarve plotësisht ishin mbi 65 vjeç.  Ndërsa 1/3 e të infektuarve ishin personat e moshës 18-49 vjeç  të cilët nuk ishin vaksinuar, raporton abcnews.al

“Tani kemi prova shtesë për të mbështetur rëndësinë e vaksinës kundër Covid-19 edhe nëse dikush ka qenë i infektuar me koronavirus,” tha drejtoresha e CDC Dr. Rochelle Wallenski. Kjo është arsyeja pse, sipas shkencëtarëve të CDC, “të gjithë duhet të vaksinohen kundër Covid-19 sa më shpejt të jetë e mundur, përfshirë ata që kanë qenë të infektuar me koronavirus”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!