Sa më shumë orë që të kalojnë adoleshentët në rrjetet sociale, aq më shumë gjasa kanë që të vuajnë nga depresioni.
Psikologët kanë fajësuar rrjetet sociale si ndikuese në përkeqësimin e shëndetit mendor të të rinjve. Të dhënat tregojnë se adoleshentët kalojnë mesatarisht rreth 9 orë duke hulumtuar online.
Studiuesit e Universitetit të Montrealit zbuluan se për çdo orë shtesë të shpenzuar në mediat sociale apo duke parë televizion, simptomat e depresionit të adoleshentëve u përkeqësuan. Ekipi i studiuesve ndoqën të rinjtë gjatë gjithë periudhës së shkollës së mesme dhe kuptuan se sa influencuese ishin mediat sociale në formimin dhe në vetëdijen e tyre.
Për katër vite, ekipi hulumtues mbajti nën vëzhgim deri në 4.000 adoleshentë të moshës 12 dhe 16 vjeç.
Rreth 20 përqind e njerëzve kanë përjetuar të paktën një periudhë depresioni deri në kohën kur ata kanë arritur moshën madhore. Në botë, në ҫdo rreth 100 minuta një adoleshent kryen vetëvrasje nga depresioni./abcnews.al