Sipas një studimi, dy doza të Pfizer sigurojnë 70% mbrojtje kundër shtrimit në spital. Studimi u bazua në më shumë se 211,000 rezultate pozitive të testit Covid nga 15 nëntori deri më 7 dhjetor, rreth 78,000 prej të cilave i atribuoheshin Omicron.
Dy doza të vaksinës ofruan 93% mbrojtje kundër varianteve të mëparshme, sipas Pfizer dhe BioNTech, gjithashtu dy dozat e Pfizer ofrojnë 33% mbrojtje kundër infeksionit.
Afrika e Jugut po përdor vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Johnson & Johnson në fushatën e saj të imunizimit kundër Covid, me më shumë se 20 milionë doza Pfizer të administruara deri më tani.
/abcnews.al