Studimet: Martesat mes miqve të ngushtë janë më të lumturat

schedule10:13 - 3 Maj, 2021

schedule 10:13 - 3 Maj, 2021

Te qenit i martuar me shokun tuaj më të mirë tingëllon si një arritje e madhe. Ju e njihni mirë njëri-tjetrin, marrëdhënia juaj është e pjekur dhe mund të flisni hapur për ndjenjat tuaja të thella. Dhe gjithashtu nuk ka probleme për besimin dhe pasiguritë. Kjo është e vërtetuar përmes disa studimeve, që konfirmon faktin se një martesë midis miqve më të mirë shpesh sjell përfitime të bollshme.

Njerëzit që i konsiderojnë bashkëshortët e tyre miq më të mirë janë më të kënaqur me jetën e tyre sesa ata që nuk e bëjnë këtë.

Vetë martesa sjell shumë përfitime të shëndetit fizik dhe mendor. Por, një studim ka treguar se njerëzit e martuar  me shokun/shoqen e ngushtë marrin dy herë më shumë nga këto përfitime të mirëqenies nga martesa e tyre sesa të tjerët, informon abcnews.al.

Një studim tjetër zbuloi se, çiftet e martuara me dashuri të bazuar në miqësi ndiheshin më afër partnerëve të tyre, kishin më shumë kënaqësi nga marrëdhënia, kishin përvojë më të madhe të perceptuar të marrëdhënies dhe kishin respekt më të madh për njëri-tjetrin.

Studiuesit pyetën çiftet që kanë një martesë të lumtur prej më shumë se 15 vjetësh, se cila ishte arsyeja numër një për suksesin dhe jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre. Dhe përgjigjja më e zakonshme midis pjesëmarrësve ishte se ata kishin qenë shok të ngushtë më parë, informon abcnews.al.

Përgjigja e dytë më e zakonshme ishte se ata e pëlqyen bashkëshortin e tyre si një person, i cili është një aspekt tjetër kryesor i dashurisë së bazuar në miqësi.

Të gjithë miqtë janë të rëndësishëm për lumturinë . Por krijimi i një miqësie të thellë dhe të qëndrueshme me partnerin tuaj jo vetëm që ju lejon të merrni gëzimin dhe lumturinë më të madhe, por gjithashtu nxit shëndetin dhe jetëgjatësinë emocionale, fizike dhe psikologjike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!