Studentja shqiptare gjendet e vrarë në Itali/ Vëllai: Ishte e qetë, nuk më fliste për problemet e saj

schedule14:36 - 2 Prill, 2025

schedule 14:36 - 2 Prill, 2025

“Ne nuk mund t’i japim vetes një shpjegim. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di.” Leoni, vëllai i vogël i Ilarias, e gjetur e vrarë sot në një pyll në Itali, është i shkatërruar.

Mediat italiane shkruajnë se ai mbërriti në Romë me disa të afërm sapo u zbulua tragjedia.

“Kam folur për herë të fundit me Ilarian dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni – kujton ai – Ajo ishte e qetë dhe nuk më fliste për problemet.

Pastaj vetëm mesazhe, por nuk jam i sigurt nëse i ka shkruar ajo. Ish të dashurin e saj e kam njohur, kanë qenë një vit bashkë por janë ndarë”- thotë ai.

LEXO EDHE: “Telefonin e saj e hodha në një pusetë, trupin…”/ Ish-i dashuri i studentes shqiptare pranon krimin, ja çfarë deklaroi në polici

Studentja shqiptare gjendet e vrarë në Itali/ Arrestohet i dashuri i saj, trupin e pajetë e fshehu në valixhe

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!