Studentja shqiptare e vrarë në Itali/ E ëma: Nga mesazhet kuptova se diçka nuk shkonte

schedule14:49 - 2 Prill, 2025

schedule 14:49 - 2 Prill, 2025

“Që nga mbrëmja e 25 marsit, Ilaria Sula – e cila ka një vëlla 20-vjeçar – kishte humbur gjurmët e saj: doli nga shtëpia pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe pa iu përgjigjur mesazheve në Whatsapp.” kështu shkruan Il Messagero, mbi 25 vjecare shqiptare të gjetur të vrarë mëngjesin e sotëm në Itali Ajo kishte disa vite që jetonte në Romë dhe ndante një apartament me disa shokë të dhomës.

Në artikull shkruhet se kur Ilaria doli nga shtëpia në lagjen San Lorenzo të martën dhe nuk u kthye më, miqtë e saj u alarmuan dhe njoftuan prindërit e saj të cilët denoncuan në policinë e shtetit.

“Ilaria kishte ardhur në Terni fëmijë, së bashku me prindërit e saj të cilët nisën një jetë të re në kryeqytetin e provincës Umbrian. Nëna punon si pastruese ndërsa babai ka një punë të qëndrueshme në një kompani ndërtimi. Familja jeton në një pallat pranë stadiumit Liberati. Ilaria, para se të shkonte për të jetuar në Romë, ndoqi me sukses shkollën e mesme Angeloni, e specializuar në ekonominë sociale. Sapo u diplomua vendosi të regjistrohej në Universitetin “La Sapienza” për të vazhduar studimet në Fakultetin e Shkencave Statistikore. Pas zhdukjes së të bijës, nëna e saj, ndjeu menjëherë se diçka dramatike mund të kishte ndodhur.

“Menjëherë e kuptova që diçka nuk shkonte – thotë Gezimja, nëna që nxitoi në Romë me të shoqin pasi mori lajmin e kobshëm për zbulimin e trupit të vajzës së saj– sepse ishte mësuar të më merrte me kamera dhe të mos përdorte mesazhe të thjeshta në telefon.  Më pas dëgjova nga miqtë që jetonin me të dhe së bashku me bashkëshortin vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen, falë edhe inspektorit Moreno Fernandez që më tregoi një shok nga Terni, e di që hetimet kanë çuar menjëherë te ai djali me të cilin Ilaria kishte dalë në të kaluarën, por ne dimë pak për të”. -thotë ajo për median italiane.

Në shok është edhe vëllai i saj 20-vjeçar, po në Romë për të qëndruar me prindërit: “Me Ilaria-n fola për herë të fundit dy javë më parë, sepse kishte ardhur të na vizitonte në Terni – thotë i riu – ishte e qetë dhe nuk më fliste për problemet, pastaj vetëm mesazhe, por nuk jam i sigurt nëse i shkruante”. Më pas kujtimet e ish-të dashurit të Ilarisë, tashmë i akuzuar për vrasje: “E njihja, ishin një vit bashkë, por ishin ndarë kohë më parë”./abcnews.al

LEXO EDHE: 

 “Telefonin e saj e hodha në një pusetë, trupin…”/ Ish-i dashuri i studentes shqiptare pranon krimin, ja çfarë deklaroi në polici

Studentja shqiptare gjendet e vrarë në Itali/ Arrestohet i dashuri i saj, trupin e pajetë e fshehu në valixhe

Studentja shqiptare gjendet e vrarë në Itali/ Vëllai: Ishte e qetë, nuk më fliste për problemet e saj

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!