Studentja në ABC News: Protesta mbaron kur të plotësohen kërkesat

schedule15:42 - 8 Dhjetor, 2018

schedule 15:42 - 8 Dhjetor, 2018

Studentët dinë të njoftojnë vetëm nisjen e protestës, por jo përfundimit. Studentja Joana Meraja ishte e ftuar në ABC News ku theksoi se studentët qëndrojnë të palëkundur në kërkesat e tyre.

“Protesta e sotme dimë që ka një orar nisjeje, por nuk dimë se kur përfundon duke qenë se çdo organizim i protestës sonë ka qenë spontane. Fillimishta ka ardhur nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe kështu të gjithë studentët u mblodhën për një  problematikë të vetme që para tre ditësh ishte VKM dhe tani kemi parashtruar kërkesën me tetë pika dhe nuk largohemi derisa ato kërkesa të plotësohen të gjitha”, u shpreh Joana Meraja.

“Afati i mbarimit të protestës sonë do jetë kur ajo të plotësojë të gjitha kërkesat. Do japim edhe një ultimatum se kur do të presim dhe më pas do të shohim se si do i përshkallëzojmë aktet tona të protestimit”, shtoi më tej ajo.

Joana sqaroi se protesta e studentëve nuk do jetë e politizuar.

“Askush nuk ka bërë thirrje me aq informacion sa kam unë që banorët e “Astirit” të largohen nga protesta jonë. Duke qenë se dy thirrjet tona ka qenë që mos të politizohet kauza jonë dhe për këtë arsye ne nuk pranojmë që të vijnë si influencë politike, por janë shumë  të lirë dhe të hapur që të vijnë dhe të protestojnë e të na përkrahin ne”, tha ajo.

Bojkoti theksoi studentja nga dita e martë do të rifillojnë protestat masive.

“Dua të theksoj që ditën e sotme ka qenë një protestë jo aq masive sa ditët e tjera, por dua të theksoj që nga dita e martë do të bojkotohet mësimi në të gjitha fakultetet e tiranës dhe do të fillojnë protestat masive dhe nëse ministrja nuk reagon deri atëherë do ta gjejmë një mënyrë”, u shpreh Joana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!