Studentja e inxhinierisë i jep fund jetës

schedule20:38 - 15 Nëntor, 2019

schedule 20:38 - 15 Nëntor, 2019

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në Rreshën. Një vajzë 23 vjeç i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga pallati ku jetonte.

Adela Gjoka ishte e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë në Tiranë, dhe mbrëmjen e djeshme në kushtet e një depresioni të rëndë, i dha fund jetës.

Adela mësohet se kishte shfaqur probleme ditët e fundit. Nga burime pranë familjës së vajzës mësohet se e reja kishte kohë që kërkonte një vend pune. Familja e saj jetonte në kushte ekstreme të varfërisë, dhe për këtë shkak kishte borxhe për të shlyer. E reja së fundmi kishte kërkuar të largohej edhe jashtë vendit për të siguruar një punë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në qytetin e Rrëshenit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!