Studenti rus dënohet me pesë vjet burg për bashkëpunim me Ukrainën

schedule13:53 - 15 Janar, 2024

schedule 13:53 - 15 Janar, 2024

Gjykata Rajonale e Rajonit Kurgan e shpalli studentin 20-vjeçar fajtor për “bashkëpunim me shërbimet speciale ukrainase dhe përgatitje të sabotimit në Rusi” dhe e dënoi atë me pesë vjet burg, njoftuan këtë të hënë autoritetet ruse.

Gjykata Rajonale e Kurganit e shpalli studentin, i cili ishte rekrutuar nga shërbimet speciale të Ukrainës, fajtor për bashkëpunim me ato shërbime”, tha në një deklaratë dega lokale e Shërbimit të Sigurisë Ruse (FSB).

Studenti, emri i të cilit nuk u përmend, planifikoi akte sabotimi në infrastrukturën ushtarake dhe sociale dhe përgatiti përhapjen e informacionit të propagandës pro-ukrainase në internet, si dhe mbledhjen dhe transmetimin (në Kiev) të të dhënave për pozicionin e njësive ushtarake ruse.

Ai u dënua me pesë vjet burg, shtohet në deklaratë, pa specifikuar se kur është dhënë vendimi.

Që nga fillimi i ofensivës së Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, shumë rusë dhe të huaj janë arrestuar ose dënuar pasi janë akuzuar për komplot sabotazhi.

Rusia gjithashtu ndëshkon ashpër kritikët e sulmit ndaj Ukrainës. Mijëra rusë janë dënuar me burg ose gjoba për këtë arsye, sipas France Press./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!