Studenti Laknaj: Anulimi i ligjit për arsimin, çelësi i tejkalimit të krizës

schedule10:16 - 8 Janar, 2019

schedule 10:16 - 8 Janar, 2019

Rinisja e protestave studentore dhe shtimi i kërkesave nga ana e tyre ishin në fokus të bisedës në studion e “Mbrëmje në ABC News” të Mirela Milorit me studentin Bislim Laknaj. Sipas tij anulimi i ligjit për arsimin e lartë është çelësi i tejkalimit të krizës.

“Mund të artikuloheshin jo vetëm 8, por edhe 80 të tilla por anulimi i ligjit mund të jetë çëlesi i tejaklimit të gjithë krizës. Ky ligj është i gabuar, se përveçse dërgon fonde në universitetet private vështirëson xhepin e studentëve”.

Laknaj akuzoi kryeministrin se e ka deleguar fajin te vartësat e tij.

“E vetmja arsye pse u shkarkuan ata ministra është se ai ishte përballë një detyrimi për të shkarkuar ministren e arsimit. Gjithë ato protesta dhe mosfunksionimi i universitetit çoi në deligjitimin e Ministrisë së Arsimit dhe po shkarkohet vetëm Ministrja e Arsimit, rrjedhimisht duhet të binte dhe ligji. Po ra ligji, Rama ka investuar kapitalin e vet politike te kjo reformë. Padyshim rezistenca do jetë shumë e madhe, ama vullneti i studentëve do e mposhtë arrogancën edhe indiferencën e tij karshi nesh”.

Ai tha se nuk kanë garanci që kushtet në konviktet do të përmirësohet.

Sipas tij asnjë punë nuk mund të gjesh për bachelor, ato punë që gjenden me bachelor, mund t’i gjesh edhe me shkollë të mesme si psh call center, ku mjafton të dish vetëm një gjuhë të huaj”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!