Studentët për natën e 3-të radhazi vazhdojnë protestën. Tashmë ata janë të qartë se të gjithë së bashku do të kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave para Kryeministrisë. Ata shprehen për ABC News se janë të vendosur të protestojnë deri në plotesim të çdo kërkesë, nga ana tjetër ata janë kundër dialogut dhe negociatave me kryeministrin Rama.
Në natën e tretë të protestës studentët janë bërë të gjithë bashkë për të vazhduar protestën para Kryeministrisë. Tashmë ata janë të qartë se ku do ti kërkojnë plotësimin e tetë pikave të tyre. Me këngë, patriotike, parulla ndër duar vazhdojnë kërkesat e tyre. Ata janë të bindur se nuk do të ketë as dialog dhe as negociata me kryeministrin Edi Rama.
Studenti 1: “Ne kemi thënë jo negociata jo dialog. Është shumë e qartë nuk e di për çfarë është e nevojshme në këtë rast që të dialogohet me kryeministrin.”
Studenti 2: “Jo dialog, jo negociata.”
Studenti 3: “Për zotin Rama, na plotësoni kërkesat që dhe ju të shkoni në shtëpitë tuaja. Ne edhe për vit të ri do të jemi këtu.”
Studenti 4: “Protesta sa do të vijë dhe do të përshkallëzohet ashtu siç është paralajmëruar.”
Studenti 5: “Ne normalisht që do të vazhdojmë derisa kryeministri të plotësojë 8 kërkesat tona. Për 28 vite na gjuajtën me grushte, librat, pedagogët, korrupsioni. Herën e fundit me këtë tarifën na e vunë këmbën në fyt. Ne hoqëm këmbën dhe u ngritëm, këta ulën kokën dhe thanë hajde negociojmë. Ne u themi negociatave jo, sepse janë të drejta bazike, të drejta që na nevojiten.”
Studenti 6: “I kërkojmë të drejtat tona sikur të jemi lypsa.”
Studenti 7: “Rinia është mbledhur këtu,, kërkojmë të plotësohen 8 kërkesat tona. S’ka as negociata as dialog. Këtu do jemi gjithë natën, është nata e tretë sot”.
Për të sfiduar të ftohtin, qytetarë të ndryshëm u kanë ofruar batanie dhe ushqime në shenjë solidariteti me to. Nga larg ka edhe prindër dhe petagogë të cilët mbështesin protestën.
Jonila Godole: “Të gjithë janë në mbështetje të studentëve, patjetër. Megjtihatë në sfond pasi protestën duhet ta bëjnë ata. Ne i mbështesim kërkesat e tyre dhe pse janë kërkesa minimale për atë që duhet. Protesta duhet të vazhdojë pasi përpjekjet janë të mëdha dhe mbase kanë nisur për përçarjen e tyre dhe blerjen e tyre.”
Studentët janë të bindur ta vazhdojnë protestën deri në plotësim të 8 kërkesave të tyre pa ndërprerje me turne ditë e nate./abcnews.al