Studentët e Korçës u kanë bërë thirrje banorëve të dalin nga kafenetë dhe të bashkohen me ta në protestë. Ashtu sikur një ditë më parë edhe sot protesta ka qenë masive dhe e fuqishme. Ata u grumbulluan para Universitetit “Fan Noli” . Sikurse të gjithë studentët ata thonë se nuk do të tërhiqen dhe një nga kërkesat kryesore është përgjysmimi i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve. Studentët kërkojnë që Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. /abcnews.al
Studentët protestues në Korçë thirrje qytetarëve: Lini kafet, protestoni
schedule09:48 - 7 Dhjetor, 2018
schedule 09:48 - 7 Dhjetor, 2018