Studentët e universitetit të Shkodrës kanë protestuar tek sheshi “2 Prilli”. Ata kërkojnë që t’u plotësohen disa kërkesa për shkollimin e tyre. Studentët paralajmërojnë se nëse nuk dëgjohet zëri i të rinjve do të vazhdojnë protestat pa afat.
Shiu nuk i pengoi që të mblidheshin tek sheshi “2 prilli”. Studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dolën për të tretën ditë në protestë. Të premten studentët i dërguan një letër rektoratit të universitetit duke i paraqitur të gjitha shqetësimet e tyre. Mes kërkesave është vënia në efektivitet e ndërtesës së re të Universitetit të Shkodrës brenda muajit Janar 2019.
“Të mundësohet që t’u shërbehen për studentë që përgatiten për shkrime akademike siç janë ekspeditat, të mos operohet me sistemin e rimbursimimit, por të përfshihet në buxhetin e Universitetit të Shkodrës.”
“U kërkoj të gjithë studentëve këtu që të mos bëhen vegël e politikave”.
Studentët shkodranë shprehen në mbështetje të protestës në Tiranë. Ata paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë nga protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre./abcnews.al