“Studentët nuk zgjedhin të studiojnë për kompozim dhe dirigjim”, Xhoxhi: Priren te muzika argëtuese, që kërkon publiku

schedule10:19 - 24 Nëntor, 2023

schedule 10:19 - 24 Nëntor, 2023

Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate”, violinisti Roland Xhoxhi u ndal dhe te talentet e reja. Më konkretisht, ai foli për mungesën e studentëve në zhanrin e kompozimit dhe dirigjimit, të cilët sipas Xhoxhit, janë profesione që duan dhe një dhunti natyrale.

Sakaq, violinisti theksoi se tani priren nga muzika argëtuese, pasi ndjekin te trendet që publiku kërkon, por duhen dhe kompozitorë që të na përfaqësojnë në gjinitë e mëdha si opera apo balet.

“Të themi të drejtën, kanë shumë probleme, kompozimi dhe dirigjimi, pasi këto janë dhe disa profesione që duan dhe një dhunti natyrale. Ka shumë pianist që e kanë pasur këtë dhunti natyrale, pasi ishin dhe pianist dhe kompozitor, dirigjent. Ata menjëherë e lidhnin atë që bënin me një pjesë të tyre, që të bënin dhe një krijimtari të tyren. Mirëpo, jo te kushdo individë lind kjo gjë. Shumë njerëz priren për t’u profilizuar si koncertist, si instrumentist, shumë pak i lind ideja për të qene krijues. Por duhet të gjendet një gjuhë që të afrohen më shumë instrumentistët, ata që kanë bërë që të vegjël muzikë. Kjo është një problematik që duhet parë me kujdes, dhe të mbillet te individë që e kanë këtë predispozitë dhe që t’i kultivohet mirë. Krijon një punë shumë më zinxhir. Kompozitorët priren nga muzika argëtuese për t’u bërë këngë dhe është një trend shumë i madh që publiku e kërkon dhe e do këngën. Por kërkohet që të jenë dhe disa kompozitorë që të na përfaqësojnë dhe në gjinitë e mëdhaja siç janë operat, baletet”, tha Xhoxhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!