Studentët në ditën e shtatë të protestës para Ministrisë së Arsimit

schedule15:32 - 11 Dhjetor, 2018

schedule 15:32 - 11 Dhjetor, 2018

Më të shumtë në numër se ditët më parë studentët e universiteteve publike prej orës 10:00 të mëngjesit vijojnë protestën përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Ata kundërshtojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe i kërkojnë qeverisë të vendosë për tetë kërkesat e tyre, tashmë publike prej një jave. Në ditën e shtatë të qëndresës së tyre studentëve të universiteteve publike në kryeqytet i janë bashkuar dhe studentë të universiteteve private, por dhe nga rrethet. Në mbështetje të tyre në rrugë kanë dalë gjithashtu qytetarë dhe gjimnazistë. Studentët i kanë lënë kohë qeverisë deri në orën 16:00 për t’i plotësuar kërkesat. Në mungesë të një vendimi prej saj ato kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës deri në grevë urie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!