Studentët në ditën e 10 të protestës: Kryeministri e di ku jemi

schedule19:48 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 19:48 - 14 Dhjetor, 2018

Vetëm nëse kërkesat realizohen pas vendimarrjes në qeveri, janë të gatshëm për dialog. Këtë kërkojnë studentët në ditën e 10 të protestës. Ata nuk shohin asnjë mundësi tjetër komunikimi me kryeministrin Edi Rama.

Detyra i thërret të rrethojnë kryeministrinë, arsyeja janë studentët. Vijnë nga të gjitha anët e bulevardit për të përfaqësuar fillimisht veten e tyre e më pas fakultetet ku studiojnë. Në ditën e 10 lista me 8 kërkesa ka mbetur në letër. Po-ja e kryeministrit është vetëm një pohim në rrjete sociale e studio televizive, por jo nga tryeza e qeverisë thonë këta të rinj.

Studenti 1: “Nuk i besojmë fjalët e kryeministrit sepse janë thjesht në kuadrin e fjalëve seps enuk kemi parë veprime konkrete. Nëse shohim veprime konkrete atëhere mund të lindë besim.”

Jo vetëm kaq, por thonë se nuk duan të përfundojnë si aktorët me prishjen e godinës së teatrit, prandaj kanë zgjedhur të mos dërgojnë asnjë përfaqësi.

Studenti 2: “Sepse e kanë treguar si me aktorët që u bë takimi, u arrit marrëveshja edhe aty tregon që nuk ka besueshmëri. Sepse bën thjesht një takim, bën një foto dhe u tha që u arrit marrëveshja me aktorët për të prishur tëatrin, ndërkohë që realiteti është i kundërt sepse aktorët po vazhdojnë të protestojnë. Thjesht disa aktorë nuk e mbështesin më kauzën.”

Dialogu kërkohet me këmbëngulje nga kryeministri, përgjigja e studentëve është po e njëjta.

Studenti 3: “Dhe ne ia kemi kthyer përgjigjen duke qëndruar në rrugë.”

Do të qëndrojnë në rrugë dhe kjo ska dyshim thonë ata. Kërkojnë mbështetjen e e të gjithë qytetarëve se të nënave tashmë e kanë.
Tashmë disa prej tyre e shohin të nevojshme edhe qëndrimin natën për ti treguar se nuk janë larguar, mëngjesi ti gjejë aty në pritje që bashkëmoshatarëve të tyre që nuk duan të tërhiqen pavarësisht përjekjeve për ti përçarë.

Studenti 4: “Gjithësesi kërcënime ka, mos të bëjmë sikur nuk ka ndodhur. Keni raste konkrete nga univeristete që thonë kthehuni në mësim sepse do të merrni mungesa do humbni doplomën e do iu digjet viti. Janë raste që i kanë thënë vetë studentët.”

Ajo që i habit më shumë është pranimi nga vetë kryeministri se reforma në arsimin e lartë nuk është ai i deklaratave të mëparshme. Sipas studentëve Edi Rama jo vetëm ka pranuar se nuk i ka realizuar në kaq vjet qeverisje kërkesat e studentëve por edhe e shtyn me pyetjet ku do ta lemë?

Studenti 5: “Kryeministri e di ku jemi, na ka këtu në shesh edhe pikat ia kemi dërguar janë shumë të qarta, janë minimaliste. Madje është turp të protestosh për gjëra të tilla në shek. XXI më duket diçka banale për të cilën duk duhet të jemi duke protestuar sepse duhet ti kemi vetë. Janë gjëra minimaliste.”/abcnews.al