Ashtu sikurse kishin paralajmëruar studentët i janë rikthyer sot sërish protestës para Kryeministrisë. Studentët e Universiteteve Publike i jane rikthyer sot protestes se tyre pas pushimeve te vitit te ri. Mëngjesin e sotëm studentët protestues janë mbledhur nëpër fakultete për t’u grumbulluar më pas para Kryeministrisë.
Ata kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave nga qeveria. Studentet shprehen për ABC News se nuk jaën për përshakllëszim të protestës apo bllokimit të rrugëve, por janë të vendosur për plotësimin e kërkesave të tyre.
“Jemi kundë rmbylljes së rrugës, se na kthehen edhe qytetarët kundër, nuk jemi për shkallëzim”.
Në fund të vitit të shkuar qeveria miratoi 12 vendime për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve. Po ata janë shprehur se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, duke theksuar se në thelb të shqetësimeve, qëndron pikërisht anulimi i Ligjit për arsimin e lartë.
Pas vendimeve të miratuara nga qeveria fundvitin e shkuar, studentët riformuluan 4 kërkesa:
-Përgjysmimi i tarifave në të gjitha nivelet e studimit,
-Rritja me 50% e peshës së votës studentore,
-Dyfishimi i buxhetit të shtetit për universitetet publike -Ndalimi i financimit të universiteteve private nga buxheti i shtetit. /abcnews.al