Studentë të Universitetit “Aleksandër Moisu në Durrës, janë ngritur në këmbë për të kërkuar të drejtat e tyre. Me pankarta në duar, të mbledhur përpara kampusit universitar, ata kërkojnë përgjysmimin e Tarifave të Universiteteve, heqjen e tarifave shtesë dhe anullimin e VKM për provimet përsëritëse, përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës së universiteteve, si dhe përmirësimin e kushteve nëpër konvikte.
Gjithashtu ata kërkojnë jo favorizim të universiteteve private për përfitime personale.
Të rinjtë i konsiderojnë poshtëruese deklaratat e kryeministrit Rama se protestojnë ata që janë ngelësa. Sipas tyre rinia nuk është ngelese, por është një rini që përpiqet me mish e me shpirt për të mësuar e studiuar, është një rini që merr para borxh për të paguar tarifat e rritura të Edi Ramës.