Protestës kombëtare para Kryeministrisë i janë bashkuar edhe studentët nga rrethet. Studentët e Universitetit “Aleksander Xhuvani” të Elbasanit u grumbulluan në mëngjes para korpusit qendror dhe më pas morën rrugën drejt qendrës së qytetit për tu nisur drejt Tiranës.
Bojkot të mësimit ka ditën e sotme edhe në Universitetin e Gjirokastrës, Durrësit dhe Korçës. Studentët e universiteteve në rrethe së bashku me studentët e universiteteve në Tiranë kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe kryeministri Edi Rama plotësimin e tetë kërkesave të tyre./abcnews.al