Kompozitori dhe koleksionisti i instrumentave muzikor, Mark Luli, ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” se studentët e muzikës sot nuk njohin veglat muzikore. Ai tha se pedagog i vjen shumë keq që nuk kanë njohuri.
“Ndoshta nuk është mirë që e them, po në shtëpinë time këto instrumenta muzikor rrinë të mbyllura. E kam si muze, madje më kanë ardhur dhe personalitete nga e gjithë bota. Unë me të vërtetë jam shqiptar dhe e dua Shqipërinë, por ato duhet të jenë diku. Patjetër, që kam iden që të bëhet një muze. Unë sot kam dal në pension dhe jam mësim në Universitet, pse duhet të më vijnë mua studentët e mi dhe të më thonë çfarë është kjo. Nuk njohin as 90% të veglave muzikore. Nuk e them për të trembur njerëzit, por është e vërtetë, më thonë ça është kjo, nga vjen kjo. Studentët që janë për muzikë dhe kompozicion, nuk njohin veglat muzikore”, u shpreh Luli.
Më tej, ai zbuloi se kush kanë qene personat që kanë ndikuar te fillimet e tij lidhur me këtë pasion, që u kthye dhe në profesion.
“Vëllezërit e mi kanë lënë shenjë në fillimet e mia, pasi kanë qenë të arsimuar. Babai im, pasioni, ngacmimet e njerëzve, sa bukur, ku i ke mbledhur instrumentat, u bën si fëmijët e m”, përfundoi Luli./abcnews.al