Studentët e multi-medias sjellin revoltën social-politike me artin e performancës

schedule16:00 - 18 Qershor, 2019

schedule 16:00 - 18 Qershor, 2019

Shqetësimet social politike dhe bukuria  shpirtërore janë në qendër të performancave të studentëve të multimedias.  Kuratori dhe pedagogu Vladimir Myrtezaj në një intervistë për ABC News thotë se arti i performancës është thellësisht prekës dhe komunikues.

Arti i performancës është shumeë pak i aplikuar në skenën e artit shqiptarë edhe pse fillesat në botë i ka në vitet 60 dhe në Shqipëri në fillim vitet 90. Atelieri i multimedias e vë në zemër të galerisë FAB.

Per Edison Cerajn performanca ka prirjen të hetojë marrëdhënien e komplikuar ndërmjet “të jetosh” dhe “të ekzistosh”.

Megjithëse shpesh performancat nuk kuptohen nga masa por Vladimir Myrtezaj thotë se artisti duhet ta përfshij publikun në kodet e tij komunikuese duke dialoguar më të.

Myrtezaj e thotë me bindje se këto artistë të rinj kanë sjellë  performanca prekëse, origjinale  dhe depërtuese. Gjëja më e rëndësishme në art dhe në mësimdhënie është të qënurit i hapur.

Performancat e artistëve  janë të fokusuar tek aspektet  social –politike dhe shpirtërore

Këto performanca janë një shteg, ku disa –prej artistëve në të ardhme e shohin veten në këtë medium./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!