Studentët e Korçës të martën tubim masiv

schedule14:50 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 14:50 - 10 Dhjetor, 2018

Ditën e martë në Korçë pritet që protesta të jetë masive dhe studentëve t’u bashkangjiten edhe qytetarët. Këshilli Studentor përmes një deklarate denoncoi ofertat dhe kërcënimet që kanë marrë nga pedagogë dhe segmente politike.

Këshilli Studentor i Universitetit “Fan Noli” ju ka kërkuar qytetarëve të Korçës t’i mbëhtesin duke ju bashkuar protestës së tyre. Studentët korçarë janë të vendosur për të vijuar protestën deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave, ndërsa kanë refuzuar dialogun dhe negociatat me qeverinë.

“Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat tona. Solidarizohemi komplet me protestën e Tiranës. Duam të plotësohen 10 pikat, të cilat janë të shkruara saktësisht”, tha studenti Hansi Kapllani.

Organizatorët e protestës ju kanë bërë thirrje politikës, që të qëndrojë larg, pasi tubimet e tyre nuk kanë synime politike. Studentët deklaruan se kanë marrë oferta dhe kërcënime, si nga segmentet politike ashtu edhe disa pedagogë.

“Dua të theksoj që kjo protestë është protestë e të gjithë studentëve, qytetarëve. Nuk ka aspak bindje partiake dhe ftojmë të gjithë qytetarët dhe nxënësit e gjimnazeve që të bashkohen në protestën e ditës së martë”, theksoi Hansi Kapllani.

“Ne nuk stepemi nga frika e politikës, apo mbështetësit e saj”, tha Henri Tare.

Studentët e Universitetit të Korçës do të nisin protestën të martën, ndërsa pritet që tubimi të jetë masiv./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!