Studentët e Durrësit në ditën e dytë të ngujimit

schedule14:25 - 16 Janar, 2019

schedule 14:25 - 16 Janar, 2019

Në ditën e dytë të ngujimi, studentët e Durrësit, kanë të njëjtat kërkesa me ata të kryeqytetit. Për ABC News, ata rrëfejnë natën e vështirë e të ftohtë, që kanë kaluar në ngujim, por edhe presionin nga pedagogët.

U ngujuan të martën dhe do të vazhdojne të qëndrojnë aty. Janë studentët e Universitetit të Durrësit “Aleksandër Mosiu” në bojkot të mësimit për plotësimin e 8 kërkesave si dhe rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

“Do vazhdojmë të ngujohemi derisa kërkesat të plotësohen”.

Nata ka qenë shumë e vështirë për to. Vetëm me një kalorifer dhe të mbuluar me batanije, kaluan në ambientet e korbusit universitar në temperatura që shënonin nën zero.

“Do qëndrojmë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave dhe rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.” 

Përveç të ftohtit studentët tregojnë se janë përballur me presionin e pedagogëve.

“Unë jam në Master dhe nuk kam aspak frikë. Frika të vret atëherë kur nuk guxon. Ne guxojmë dhe frikën do e fitojmë”.

Protestuesit iu bëjnë thirrje studentëve të tjerë t’u bashkohen protestave dhe të mos qëndrojnë indiferentë. Por një pjesë vazhdon normalisht studimet në universitet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!