Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sonte në “Log.” nëse do të krijohen struktura siç ndodhi në zgjedhjet e kaluara lokale, për mbrojtjen e votës.
Ai ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë duke thënë se mekanizmi i vetëm për të fituar zgjedhjet do të jenë parimet e tij dhe të PD-së.
“Mekanizëm unë kam vetëm parimet.” “Nuk krijon opozita grupe, opozita ndjek procesin. Evidenton çdo shkelje dhe opozita reagon në mënyrat e saj. Në 2001 e rrëzuam raportin dhe zgjedhjet. Opozita nuk shkon me u përball me shtetin një ditë para zgjedhjeve. Ose të votojmë ose të ikim të gjithë.”
“Kurrë opozita nuk i fiton zgjedhjet nëse kryeministri vendos të dhunojë zgjedhjet. Kryeministri duhet me integritet që nuk i prek zgjedhjet. Por Edi Rama është armik i egër i votës së lirë. Nuk ka pasur si ky në 30 vite. Fatos Nano futi voti, Edi Rama e hoqi votën. Nuk kam nostalgji për Nanon, por ky nuk pranon votën.” tha Berisha.
/abcnews.al/