Struga zhgënjen edhe në “shtëpi”, Slovan Bratislava eleminon lehtësisht skuadrën shqiptare

schedule18:36 - 17 Korrik, 2024

schedule 18:36 - 17 Korrik, 2024

Pasi u mundën 4-2, në takimin e parë, ndaj Slovan Bratislava, në fazën e parë të kualifikueseve, të UEFA Champions League, skuadra e Strugës nuk ka mundur të përmbysë humbjen në “shtëpi”, teksa pasditen e kësaj të mërkurë janë mundur edhe në ndeshjen e dytë, me sllovakët, kësaj here me shifrat, 2-1.

Ndeshja e zhvilluar në “SRC Biljanini Izvori” në Ohër u zhbllokua në minutën e 9’ me Weiss që kaloi sllovakët në avantazh dhe vetëm 25 minuta më vonë autogoli i Ristevski dyfishoi avantazhin e miqve.

Struga provoi të reagojë, por shënoi vetëm një gol në minutën e 85’ me Compaore, megjithatë në fund u eliminua nga Champions League dhe tashmë ekipi i Strugës do ta vazhdojë rrugëtimin në Conference League, ku do të përballet me armenët e Pyunik. /i.m /abcnews.al