Struga triumfon dhe kryeson e pacënuar, nuk ia dalin Shkupi dhe Shkëndija

schedule20:16 - 21 Prill, 2024

schedule 20:16 - 21 Prill, 2024

Struga vazhdon të qëndrojë e palëkundur në krye të renditjes së kampionatit maqedonas, ndërsa mori tri pikët në javën e 28-të, në transfertën e Makedonija GP. Skuadra e trajnerit Shpëtim Duro diktoi ritmin e sfidës, ndërsa ia doli të gjejë rrugën drejt rrjetës në minutën e 24’-t.

Ishte Ibraimi ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës në këtë takim dhe i dhuroi 3 pikët ekipit të tij, teksa pas kësaj përballjeje Makedonija GP renditet në vend të fundit me 25 pikë, ndërsa Struga kryeson renditjen me 58 pikë.

Shkëndija bie në transfertën e Tikves, ndërsa u mund me rezultatin 2-1 në raundin e 28-të. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 3’-të, me Spahiun që kaloi vendasit në avantazh. Miqtë nga ana tjetër reaguan në minutën e 23’-të, me Totren që barazoi për Shkëndijën. Sfida u vulos në minutën e 62’-ë, me Maleskin që i dha fitoren ekipit të Tikves. Pas këtij takimi Tikves renditet në vend të katërt me 39 pikë, teksa Shkëndija renditet në vend të tretë me 52 pikë.

Ndërsa ndeshja Sileks-Shkupi u mbyll pa fitues dhe njëkohësisht pa gola. Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat për të shënuar, në fund gjithçka u mbyll me barazimin 0-0. Pas kësaj jave Sileks renditet në vend të pestë me 38 pikë, teksa Shkupi në vend të dytë me 55 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!