Struga konfirmon dy afrime, kanë luajtur edhe në Superiore

schedule09:38 - 8 Korrik, 2020

schedule 09:38 - 8 Korrik, 2020

Struga u ngjit vjet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe gjërat nuk shkuan keq në debutim. Tani në klubin shqiptar po mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe kanë konfirmuar dy afrime, në mbrojtje dhe në sulm.

Njëri është Aleksandar Ristevksi, i cili ishte këtë sezon pjesë e Vllaznisë në Superiore. Vetëm katër ndeshje me shkodranët në kampionat, njëra prej tyre nga fillimi, dhe më pas në janar mbrojtësi qendror u largua dhe tani do të luajë me Strugën.

Lojtari tjetër i afruar te këta të fundit është një sulmues që para dy sezonesh Laçi e mori për të zëvendësuar Reginaldon. Vetëm një gol në kampionat me kurbinasit, ndërkohë që më pas pati një dëmtim dhe u rikthye të luante në Bullgari.

Sulmuesi që ka luajtur edhe në Greqi, Kroaci, Lituani dhe Bosnje-Hercegovinë, rikthehet në vendin e tij dhe do të përfaqësojë ngjyrat e një klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!