Shkëndija e Tetovës ka ngecur në javën e dytë të kampionatit në Maqedoninë e Veriut, ndryshe nga Struga apo Shkupi kampion në fuqi që triumfoi dje.
Kuqezinjtë barazuan 1-1 në shtëpi kundër Sileks, edhe pse shënuan të parët me sulmuesin e krahut Dashmir Elezi. Në minutat e fundit miqtë shmangën humbjen.
Në Kosovë u luajt Drenica-Llapi, që u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 1-0. Shabani shënoi në pjesën e parë golin me vlerën e tre pikëve.
Drenica-Llapi 0-1 (Shabani 35’)
Bregalnica-Struga 0-1 (Ukpa 87’)
Shkëndija-Sileks 1-1 (Elezi 17’)