Struga e Shpëtim Duros ka arritur një rezultat fanstatik, pasditen e kësaj të mërkure, teksa ka arritur të fitojë “derbin e Liqenit”, përballë Voska Sport, duke u ngjitur kështu në krye të renditjes në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Kampionët në fuqi, iu falën një penalltie të Vangjel Zguros në të shënuar në minutën e 9′-të shtesë së kohës së rregullt, për të thyer, me rezultatin minimal 1-0 skuadrën shqiptare nga Ohri, ndërsa, në takimin tjetër të kësaj të mërkure, Sileksi triumfoi 3-2 kundër Vardarit.
Me suksesin e sotëm, djemtë e Shpëtim Duros parakalojnë Shkupin dhe tashmë renditen të vetëm në krye me 36 pikë, vetëm 1 pikë më shumë se bardhekaltrit kryeqytetas dhe katër mbi Shkëndijën e Tetovës. Në takimin tjetër, Sileksi triumfoi 3-2 kundër Vardarit. /i.m /abcnews.al