Stroni: Mundësia e përhapjes së koronavirusit në det është shumë e vogël

schedule11:55 - 26 Maj, 2020

schedule 11:55 - 26 Maj, 2020

Në studion e Abc News mjeku infeksionit Gent Stroni u shpreh se mundësia e përhapjes së koronavirusit në det është shumë e vogël.

Stroni theksoi se nëse një person i infektuar futet për tu larë në det, sado që të kollitet deti ka aftësi të hollojë ngarkesën e pjesës virale.

“Nëse do diskutojmë për pjesën e detit. Studimi i fundit në Itali doli me këtë gjë për çështjen e ujit të detit probabiliteti i infektimit është i vogël. Ne pretendojmë të kemi një person të infektuar që do futet për tu larë, sado që ai të kollitet, deti ka aftësi të hollojë ngarkesën e pjesës virale. Pra në ujë ngarkesa e virusit të shpërndahet. Në Shqipëri ne kemi raste që në det nuk është shumë e mirë.

LEXO EDHE: Mjeku infeksionit: Jemi larg imunitetit të tufës, epidemia do të zgjasë më shumë në vendin tonë

Deti nuk arrin të transmetojë një pjesë të madhe mikrobikë. Megjithatë deti arrin të bëjë një shpërndarje të ngarkesës mikrobike në këtë rast, përfshirë virusiet”, u shpreh mjeku.

Më tej Stroni theksoi se distancomi social nuk po respektohet. Sipas tij qytetarët duhet të ishin ndërgjegjësuar edhe më shumë.

“Distancomi nuk po respektohet. Në njëfarë mënyre u lodhën. Pas kalimit të karantinës orientimi do të duhej të ishte që secili prej nesh duhet të jetë i ndërgjegjësuar. Secili prej nesh është një kontingjent i prekshmërisë”, tha mjeku. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!