Detaje të reja kanë dalë nga pengmarrja e Kozak Braçit, i njohur si mbreti i Instagramit. Mësohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë disa persona të njohur në rrjetet sociale, por edhe repera.
Së fundmi ka qenë reperi Stresi miku i Fabio Dushkut i cili thuhet se porositi rrëmbimin dhe dhunimin e Kozak Bracit. Në një intervistë për JOQ, Stresi tregon se ka bërë rolin e ndërmjetësit mes djemve të përfshirë në sherr që përfundoi me dhunimin e Kozakut. Sipas Stresit ai u ka kërkuar djemve ta lëshojnë, duke i bërë thirrje të gjithë personave publikë të mos ofendojnë nga familja, teksa shton se faji ka qenë i Kozakut pasi “ai i ka ofenduar familjarisht!”.
“Fabio Dushku nuk është njeri i instagramit dhe ta etiketojmë si të tillë. Po vuan dënimin e tij prej 13 vjetësh në burgun e Koridhalos në Greqi për hallet e veta. Kozakun e kemi në lagje, Kozaku është një djalë shumë i mirë mirëpo instagrami, po i prish këta të rinj dhe degradohet situata deri në atë pikë. Kozaku nuk është marrë peng s’duhet ta trashim dhe ta deformojmë situatën , thjesht për t’i thënë që nuk duhet sharë shqiptari në publik shqiptarit s’duhet t’i preket familja sepse është e ditur çfarë të pret. Kozaku është një djalë që interviston vip-at në instagram ka një audiencë të pathyeshme dhe ndaj ka influencë të madhe tek fansat.”-ka thënë ai.
“Thjeshtë kanë dashur ta trembin, unë ndërhyra direkt dhe e lëshuan. Sepse njoh familjarët e tij e bëra për të ndërhyrë tek ata djemtë. Me dhanë fjalën e burrit që nuk do ta lëndojnë dhe ashtu ndodhi.” ka thënë mes të tjerash Stresi.
“Shumë keq më ka ardhur. Thoja që është shumë keq me tu sharë në publik familja. Na ka ndodhur krejt e ne artistëve. Mirëpo këta zgjodhën rrugën më të lehtë. Se ka rrugë edhe shumë më të rëndë kur të preket familja. Njerëzit luajnë dhe kujtojnë se live është bërë gallatë. Na ka ardhur keq se ata i dinë vetë punët e tyre më mirë. Jam munduar dhe i kam dëshmitarë, pyetni. Jam munduar që të shuaj ngjarjen. Edhe para 10 ditësh para i jave por ishte e kotë.” tha Stresi.
Abcnews.al, raportoi dje njohjen mes Stresit, Kozakut dhe Fabian Dushkut, ku reperi Stresi u pa si një nga personat që mund të qetësonte gjakrat mes tyre dhe mesa duket vetë Stresi ka reaguar.
Kujtojmë se gjithçka ndodhi pas sharjeve dhe fyerjeve për disa javë me radhë mes të dy personazheve në TikTok. Para dy javësh, Kozakut i hodhën një lëndë plasëse në shkallët e pallatit ku jetonte, ndërsa ai pretendoi se këtë e kishin bërë njerëzit e Fabio Dushkut. Ky i fundit nuk e pranoi asnjëherë akuzën. Pas kësaj, Kozak sfidoi Dushkun në TikTok duke thënë se s’duhej të fshihej duke hedhur shashka natën, por të përballej me të fizikisht. Nisur edhe nga pretendimet e familjarëve, duket se Fabio Dushku ka pranuar sfidën e Kozakut duke bërë që ai sot të detyrohet të flasë fjalë banale ndaj vetes pikërisht tek llogaria e tij në TikTok. Të dy personazhet janë të njohur në rrjetet sociale duke pasur miq të përbashkët persona të famshëm të skenës. Një prej tyre është reperi i famshëm “Stresi”, i cili ka njohje si me grupin e Fabio Dushkut ashtu edhe me Kozakun. /abcnews.al/