Stresi për shkak të punës i kushton ekonomisë britanike 28 miliardë paund humbje në vit

schedule14:18 - 29 Mars, 2023

schedule 14:18 - 29 Mars, 2023

Stresi për shkak të punës, i quajtur ndryshe “burnout”, i kushton ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar 28 miliardë paund humbje, për shkak të raporteve të shumta mjekësore çdo vit, sipas një hulumtimi.

Britanikët kanë “më shumë gjasa të kenë probleme të shëndetit mendor se çdo vend tjetër”, sipas autorëve të sondazhit.

Gjetjet e tyre bazohen në një sondazh të Ipsos me 30,000 njerëz të moshës 18 deri në 74 vjeç në 16 vende dhe territore anembanë botës. Sipas tyre, 21% e të rriturve britanikë përjetojnë stres emocional, më pas vjen SHBA (17%), Belgjika(11%), Franca (10%), Kina (10%) apo edhe Zvicra (9%).

“Rreth gjysma e britanikëve aktualisht janë në gjendje të rënduar psikologjike, gjë që ka një ndikim të rëndësishëm në ekonominë dhe bizneset e Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në deklaratë.

Kriza e kostos së jetesës në MB duket se ka një ndikim veçanërisht negativ, sipas autorëve të sondazhit, në një vend ku inflacioni u rrit në 10.4% nga viti në vit në shkurt, duke gërryer fuqinë blerëse të britanikëve.

Shifrat e CEBR tregojnë se stresi financiar dhe ankthet e punonjësve po i kushtojnë vetë bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar deri në 6.2 miliardë paund dëmë për shkak të raporteve mjekësore dhe produktivitetit të humbur.

Raporti, megjithatë, tregon shenja përmirësimi në Britani “pasi stigma e lidhur me problemet e shëndetit mendor është zvogëluar” dhe ka një rritje të dukshme të numrit të njerëzve që janë, përkundrazi, “në një gjendje shumë të mirë mendore”: ata përfaqësojnë 23% të të anketuarve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!