Stresi dhe Getinjo, dy artistët më në zë të momentit kanë bashkuar forcat dhe kanë publikuar projektin më të ri që mban titullin “S’jam dorzu”. Vështirësitë që kanë kaluar në jetë dhe përkundër çdo gjëje nuk janë dorëzuar, është tematika që trajtojnë në këngë.
Ndërsa ka kaluar vetëm një orë nga publikimi, kënga është pritur shumë mirë nga admiruesit e muzikës së tyre. Ndërkaq, një muaj më parë Stresi solli një duet dhe me Feron, ndërsa përsa i përket Getinjos solli “El Chapo” me të vëllanë, duet i publikuar dy muaj më parë.
Kujtojmë që Stresi është larguar drejt Anglisë, ku po qëndron pasi kërkohet nga policia për pjesëmarrjen në protestën e organizuar për vrasjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga policia pak muaj më parë. /abcnews.al