Stresi: Arrestimi im është nxitur nga politika

schedule12:31 - 18 Tetor, 2018

schedule 12:31 - 18 Tetor, 2018

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, e ka cilësuar arrestimin e tij të nxitur nga politika. Këngëtari u prangos dje në periferi të kryeqytetit, ku iu sekuestrua një armë zjarri dhe një sasi e vogël kokaine. Nesër ai del para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë të caktuar ndaj tij.

Këto janë pamjet e shperndara nga policia e shtetit, qe tregojne arrestimin e reperit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi. Lushaj u prangos të mërkurën në një hotel në zonën e Linzës në periferi të Tiranës nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Gjatë kontrollit Reperit iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë si dhe një armë zjarri pistoletë “Beretta”.

Nga hetimet e uniformave blu, ka rezultuar se, Arkimed Lushaj është pjesë e një grupi kriminal që operonte në fushën e lëndëve narktike si edhe atë të gjobëvënies. Sipas prokurorisë së Tiranës, Stresi ishte mbajtur në përgjim prej 8-muajsh, ndërsa më herët Gjykata e Tiranës kishte caktuar në  mungesë masën e sigurisë “arrest ne burg”, e cila u ekzekutua nga policia pasditen e të mërkurës.

Gjatë seances së marrjes në pyetje, këngëtari ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke e quajtur të gjithë aksionin të nxitur nga politika. Ai nuk ka pranuar të flasë dhe të japë shpjegime pa qenë i pranishëm avokati i tij mbrojtës. Nga frika e një arratisjeje të mundshme, këngëtari i arrestuar nuk u mbajt në ambientet e komisariat nr.4., por u transferua në dhomat e paraburgimit të drejtorisë së policisë së kryeqytetit.

Në 2015 Arkimed Lushaj ishte arratisur nga ambientet e komisariatit nr.3 në kryeqyetet ku ndodhej i shoqëruar. Probleme me drejtësinë këngëtari kishte edhe më 13 prill të këtij viti, kur sipas policisë, u kap duke konsumuar kokainë në një lokal në Tiranë. Tre ditë më pas ai u lirua nga gjykata. Pas arrestimit të mërkurën, Arkimed Lushaj pritet të njihet të premten paradite në Gjykatën e Tiranës me masën e sigurisë së caktuar ndaj tij në mungesë./abcnews.al

https://youtu.be/xDb3xtcNdEw

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!