Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona, mes tyre një egjiptian, pasi akuzohen për dhënien e ndihmës së shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Shërbimet e Policisë gjatë operacionit kanë gjetur të strehuar në banesën e shtetasit me inicialet P. P., 21 shtetas egjiptianë.
Gjithashtu policia ka arrestuar shtetasit R. B., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, të dy me banim në Drenicë, Kosovë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të kalojnë shtetasit marokenë M. E dhe M. J, për t’u futur në mënyrë ilegale në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, me qëllim kalimin e tyre drejt shtetit italian.
Vlorë/Informacion
Operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.
Gjatë operacionit policor të koduar “Radhima”, zhvilluar nga Policia e Vlorës janë parandaluar dhe goditur 2 raste të tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Arrestohen 4 shtetas, tre prej tyre shqiptarë dhe një egjiptian.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, gjatë operacionit policor të koduar “Radhima”, kanë goditur 2 raste në Vlorë, konkretisht:
Shërbimet e Policisë gjatë operacionit kanë gjetur të strehuar në banesën e shtetasit P. P., 21 shtetas egjiptianë. Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin P. P., 54 vjeç, si dhe shtetasin egjiptian Y. Y., 31 vjeç, banues në Milano, Itali, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 20 shtetasve me kombësi egjiptiane.
– Gjithashtu, Policia ka arrestuar shtetasit R. B., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, të dy me banim në Drenicë, Kosovë.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet policore në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke tentuar të ndihmojnë shtetasit marokenë M. E dhe M. J, për t’u futur në mënyrë ilegale në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, me qëllim kalimin e tyre drejt shtetit italian.
Materialet në ngarkim të secilit i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.