Strehim dhe shërbime mjekësore falas për refugjatët ukrainas në Shqipëri, ambasadori Shkurov pret CEO-n e Spitalit Amerikan

schedule12:05 - 1 Prill, 2022

schedule 12:05 - 1 Prill, 2022

Rreth 4 milion ukrainas, ose 10% e popullsisë së vendin janë larguar prej andej që prej fillimit të pushtimit rus.

Pjesa më e madhe e tyre janë strehuar në Poloni, dhe vendet përreth, ndërkohë që disa kanë ardhur edhe në Shqipëri për t’iu shmangur luftës.


Refugjatët kanë nevojë për strehim, ushqime dhe shërbime spitalore, të cilat janë urgjenca e parë pas ikjes nga vendi i tyre.

 

CEO i Spitalit Amerika, Dr. Klodian Allajbeu u prit nga Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, z. Volodymyr Shkurov, gjatë vizitës ky i fundit shprehu mirënjohjen e tij për solidarizimin me popullin ukrainas dhe ndihmat e ofruara nga Spitali Amerikan në formën e barnave që tashmë janë dorëzuar në Kiev dhe ndihmojnë për të shpëtuar jetë.

Ndërkohë, Allajbeu tha se shpresonte që lufta të përfundonte sa më parë, ndërsa u shpreh i gatshëm për të ofruar dhoma për strehimin e disa refugjatëve nga Ukraina në një kompleks hotelesh në Tiranë dhe Durrës si edhe shërbime mjekësore falas për aq kohë sa ata do të qëndronin në vendin tonë.

Po ashtu, CEO i Spitalit Amerikan tha se institucioni që ai drejton po përgatit një paketë tjetër ndihme humanitare në formë barnash mjekësore për Ukrainën, të cilat do të dorëzohen në ditët në vijim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!