“Streha e Nëmun” në Teatrin Eksperimental/ Një vepër që prek zemrat dhe mendjet e spektatorëve

schedule12:09 - 3 Prill, 2025

schedule 12:09 - 3 Prill, 2025

“Streha e Nëmun”, me regji nga Ilir Bokshi do të prezantohet sot dhe nesër në Teatrin Eksperimental.

Për të folur për këtë shfaqje në “ABC e Mëngjesit” ishte i ftuar aktori Ledjon Zoi, i cili ndau edhe detaje nga kjo tragjikomedi.

Siç u shpreh ai, “Streha e Nëmun” është një shfaqje për dashurinë, vetminë dhe kërkimin e kuptimit në jetë.

“Streha e Nëmun” është një tragjikomedi, e bazuar në një vepër tjetër dhe ne kemi bërë ato ndërhyrjet tonë dhe jemi përshtatur. E kishim premierën në Kosovë, tani jemi këtu dhe pas dy ditësh do të jemi sërish këtu. Lajzelota është një vajza një grua një femër që kërkon të martohet. Ka shpallur lajmërim në gazetë, dhe pjesa tragjike është se të gjithë kandidatët ndahen nga jeta”, u shpreh ai.

Aktori rrëfeu se pjesa tragjike në këtë vepër është fakti se Lajzelota, një vajza që kërkon të martohet, por të gjithë kandidatët ndahen nga jeta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!