Sezonin e shkuar ishte shumë pranë kalimit në Premier League edhe sezonin e shkuar kur pati ofertë nga Tottenham, megjithatë pritja duket se ia vlejti pasi nga sezoni i ardhshëm do të jetë në një krye të një prej klubeve më të rëndësishëm të historisë në Angli.
Arne Slot do të jetë trajneri i ri i Liverpoolit teksa ishte vetë tekniku holandez i Feyenoord, i cili në konferencën e fundit për shtyp nën logon e “gjigantëve” të Eredivisie deklaroi lajmin e madh për karrierën e tij.
“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpool në sezonin e ardhshëm”,- ishin fjalët e Slot në konferencën për shtyp, me këtë të fundit Holandezi do të nisë kështu aventurën më të madhe të karrierës së tij teksa do të trashëgojë skuadrën e Jurgen Klopp.
Ndërkaq kujtojmë se gjermani qëndroi në “Anfield Road” për nëntë vite, por në fundin e këtij sezoni do ta mbyllë aventurën me anglezët, teksa më herët gjatë këtij sezoni vetë Klopp është shprehur se nëse do ta pasonte një strateg si Arne Slot atëherë do të ndjehej i lumtur. /i.m /abcnews.al