Strategjia për sigurinë rrugore, Balluku flet nga Qafë – Thana

schedule12:10 - 9 Mars, 2019

schedule 12:10 - 9 Mars, 2019

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato inspektuan aksin rrugor të Qafë-Thanës, në cilin ka nisur puna për eliminimin pikave të rrezikshme të tij.

Problematikat e vazhdueshme në aksin rrugor të Qafë-Thanës, kanë bërë që Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH me mbështetjen e Bankës Botërore ka nisur punën për të eliminuar pikat e rrezikshme.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato tha se në fokus kryesor mbetet siguria rrugore.

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë: “Fokusi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Autoritetit Rrugor Shqiptar është plotësisht tek Strategjia e Sigurisë Rrugore. Ky është një aks i rrahur me problematikë të shtuar tek i cili ne sot po ndërhyjmë, por ashtu siç e kemi thënë dhe në inspektimet e mëparshme fokusi ynë është në sigurinë rrugore dhe ne nuk do të rreshtim pa zgjidhur të gjithë problematikën që sot hasim në akset rrugore.

Edhe drejtoresha e ARRSH-së bëri të ditur se investimi në fjalë parashikon ndërhyrjen për mbrojtjen dhe përforcimin e skarpatës me mure mbajtëse, për një gjatësi gati 82 metra linear./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!