Strategji e re kundër korrupsionit/ Manja: Fokusi do të jetë në tatime, dogana e prokurime

schedule14:01 - 17 Nëntor, 2023

schedule 14:01 - 17 Nëntor, 2023

Lufta ndaj korrupsionit duket se do të jetë një fokus drejtësisë shqiptare.

Gjatë një takimi me biznese vendase dhe investitorë ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka bërë të ditur se po hartojnë strategjinë e re anti-korrupsion e cila do të përqëndrohet në disa institucione të rëndësishme si tatimet,doganat dhe në prokurime.

Ai u kërkoi bizneseve të bashkëpunojnë në këtë nismë dhe të denoncojnë rastet e korrupsionit

Preasidenti i shoqatës së investitorëve të huaj Alesando Doria theksoi se korrupsioni është një element negative për klimën e biznesit dhe pikërisht për këtë nevojitet që të përdoren të gjitha kapacitet në luftën kundër tij.

Korrupsioni në një ekonomi është si një kancer që kërkon të gjitha përpjekjet tona për ta mposhtuar atë. Praktikat korruptive janë një faktor me rëndësi për klimen e të bërit biznes.

Ndër të tjera Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njoftoi edhe iniciativën e qeverisë për deregulimin, që sipas tij do të përmirësojë procedurat dhe shërbimet publike, duke eliminuar lejet, licensat, autorizimet e panevojshme që institucionet shtetërore kërkojnë në këmbim të ofrimit të shërbimeve./abcnews.al