Strakosha sheh nga vendi i dytë, Roshi: Rrezikova shumë, skema nuk më përshtatet

schedule23:33 - 31 Mars, 2021

schedule 23:33 - 31 Mars, 2021

Odise Roshi dhe Thomas Strakosha kanë folur pas triumfoi kundër San Marinos. Mesfushori anësor, për Supersport, tha:  “Në pjesën e dytë luajtëm me skemën 4-3-3, besoj që ia dolëm me sukses. Mund të shkonte loja 0-4, 0-5, por rëndësi kanë 3 pikët.

Nuk më përshtatet skema që luan misteri, mua më përshtatet më shumë kjo skema 4-3-3, por duhet t’i respektojmë vendimet e tij”. Fieraku më tej tregon se ka rrezikuar dhe me shumë mundësi edhe mund të mungojë në duelin e radhës që luan skuadra e tij në Hungari, DVTK.

“Kam pasur një problem muskulore, ndeshjen me Anglinë do të isha titullar. Kam rrezikuar shumë, nuk e di a do të jem i gatshëm për ekipin tim. Kam sakrifikuar shumë me Kombëtaren. Do stërvitem sa më shumë, shpresoj që të më ikin këto dëmtimet, që më kanë penguar të luaj nga minuta e parë”, tha Roshi.

STRAKOSHA – Portieri i Lazios, për RTSH tha: “Është një privilegj që të luash me Kombëtaren. Këto janë ndeshje që duhen fituar me patjetër. Deri sa të shënojmë e dimë që do të rrezikojmë pak.  Nga ana fizike, jemi mirë. Ata qëndronin të gjithë mbrapa, por e dinim këtë.

Ne jemi kundërshtari i vetvetes. Kemi lojtarë me vlera. E dimë që Anglia është e fortë, por kanë kualitete edhe Hungaria me Poloninë.  Objektivi? Shpresojmë të kapim vendin e dytë. Te Lazio e ka në dorë trajneri, duhet të respektoj vendimet e tij. Unë jam i qetë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!