Thomas Strakosha nuk do të nënshkruajë me Lazion dhe si lojtar i lirë ai ka mundësinë që të marrë oferta të mira edhe aspektin financiar.
Në Itali janë të bindur që portieri i kombëtares shqiptare do të transferohet në Premier League, te londinezët e Fulham.
Marrëveshja është pranë në lidhje me kontratën, por ka një ngërç në lidhje me bonusin e nënshkrimit.
Strakosha i kishte kërkuar edhe Lazios 2 milionë euro bonus për hedhjen e firmës, ndërkohë që nuk përmendet sa është kërkesa për Fulham. / abcnews.al