Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj ishin titullarë në ndeshjen e djeshme që Lazio fitoi kundër Venezia, me një gol të realizuar nga Ciro Immobile.
Gazzetta dello Sport ka bërë edhe vlerësimet për dy lojtarët e kombëtares shqiptare. Ata kanë marrë notën gjashtë.
Për portierin Strakosha nuk ka pasur ndonjë angazhim të madh në këtë ndeshje, kurse Hysaj ka bërë detyrën në krah, duke mbrojtur dhe shtyrë përpara kur ishte e nevojshme. / abcnews.al