Ujësjellësi i ri i Gjirokastrës duhet të kishte përfunduar në 17 gusht. Po kjo nuk ka ndodhur. Për punimet me vlerë prej 7 milionë e 550 mijë euro pa TVSH është kontraktua kompania Strabag dhe ato nisën në datën nëntor 2019.
Po a ka marrë bashkia ndonjë masë?
Bashkia Gjirokastër ka paralajmëruar jo vetëm masa administrative ndaj firmës por Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi shkon e më tej kur thotë se do ketë pezullim total të punimeve. Golemi për ABC jep këtë shpjegim.
“E kemi suportuar këtë firmë kemi marrë masa ndëshkimore dhe gjoba. Mund të shkojë deri në pezullim të punimeve. Pjesa e afateve dhe mund të mirëkuptohet, por ka dhe probleme të tjera që nuk do ti tolerojmë. Shumë shpejt do të kemi një vendim.”
Banorët prisnin të furnizohesin me ujë 24 orë dhe jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por prej punimeve rrugët e kalldrëmet karakteristike në lagjet qytetit janë shkatërruar. Ndërsa kanalet kanë mbetur të hapura dhe inertet nuk janë mbledhur.
Duanvati komplet kështu është. Automietet janë bllokuar të gjitha, s’kalojnë më as autobusë as makina të vogla.
“Harram e paçin po se bënë siç ishte.”
“Kemi dy muaj që ka ngel e kanali i hapur vjehrra është e sëmurë duhet ti marr lilaçe. S’po dalim dot jashtë kemi frikë se biem. Edhe lart I kanë shtruar prapë janë dëmtuar, edhe gurët i kanë lënë mënjanë.”
Spiro Bezhani, mjeshtri që ka marrë pjesë në shtrimin me kalldrëm të zonës muzeale thotë se dëmet janë të parikuperushme.
“Këto i kam qëndisur unë me këto duar në këto kalldëmë. Punova 30 vjet. Kam punuar në të gjitha lagjet. Kam bërë dhe pazarin para se të bëhej tani. Kalldrëmi nuk bëhet më siç ka qenë është si puna e arnave në pantallona. Po lëvizi nga vendi s’bëhet më siç ka qenë.
Burimet i thanë ABC se firma zbatuese Strabag nuk ka dorëzuar në afat ujësjellësin duke pretenduar se vonesat janë shkaktuar për shkak të pandemisë. /abcnews.al/