Autobusë apo furgonë te linjave interurbane shpesh kthehen në rrezik aksidentesh, duke qendruar anes rrugeve ne shkelje te ligjeve, per te marre apo zbritur pasagjerë. Emisioni investigativ “Stop” në TV Klan, tregoi mbrëmë me pamje filmike raste të tilla shkeljesh në disa rrugë.
Këto pamje i përkasin autostradës Tiranë- Durrës. Në të dy krahët e saj qëndrojnë autobusë dhe furgonë, ndonëse nuk ka asnjë tabelë të paralajmërojë se bëhet fjalë për vendqëndrim automjetesh apo stacion pasagjerësh
E njëjta situatë edhe në aksin Kavajë- Rrogozhinë.
Qytetarët ndihen të rrezikuar, por thonë se janë të detyruar të dalin për të kërkuar autobus.
Drejtuesi i këtij autobusi nga Lushnja justifikohet duke thene se ka ndaluar në një xhep të autostradës
Akoma më flagrant është qëndrimi i këtij autobusi në Rrethrrotullimin e Saukut.
Edhe në Rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare TEG , jo pak herë qëndrojnë mjetet për të zbritur apo marrë pasagjerë drejt Elbasanit apo anasjelltas.
I kontaktuar nga emisioni “Stop” drejtori i policisë rrugore Mithat Tola thotë është në dijeni të kësaj situate. Sipas tij, janë vendosur qindra gjoba për këtë kundravajtje. /abcnews.al