Stoltengerg: FSK nuk mund të jetë në veri të Kosovës pa lejen e KFOR

schedule17:40 - 13 Shkurt, 2019

schedule 17:40 - 13 Shkurt, 2019

Sekretari i përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka këmbëngulur sërish, duke përsëritur se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të hynë në veri të vendit pa lejen dhe miratimin e KFOR.

Që në fillim të ministerialit të mbrojtjes së NATO-s, sekretari i përgjithshêm i NATO-s Jens Stoltenberg tregoi qartësisht linjën e kuqe për shtrirjen e forcave të sigurisë së Kosovës në Veri të vendit. Stoltenberg u shpreh marrëveshja me KFOR-in nuk e lejon këtë shtrirje pa dritën jeshile të KFOR-it.

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm, NATO: “Ne kemi një marrëveshje të Brukselit të vitit 2013, që thotë qartësisht, se forcat e sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në Veri pa pajtimin e komandës së KFOR-it. Ne presim që kjo marrëveshje të jetë ende në fuqi, e vlefshme. Kjo është diçka që është shprehur qartësisht nga shumë aleatë dhe e kam venë në dijeni për këtë edhe zotin Haradinaj. NATO do të mbetet në Kosovë me KFOR-in, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara. Prezenca e KFOR-it në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të jetë e rëndësishme për stabilitetin në Kosovë dhe rajon”.

Ndêrkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s është shprehur se aleatët do të diskutojnë edhe rreth formimit të ushtrisë së Kosovës.

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm, NATO: “Ne i japim mbështetje forcave të sigurisë në Kosovë përmes aktiviteteteve tona, ku përfshihet edhe kapaciteti ndërtues, që nuk bën pjesë në misionin e KFOR-it. Ne duhet të diskutojmë nivelin e angazhimit tonë, duke qenë se është marrë vendimi për të transformuar forcat e sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

Ministeriali dyditor i NATO-s ka në qendër tema të rëndësishme si shkeljen e traktatit për mbrojtjen bërthamore nga Rusia, angazhimin e shteteve anëtare të NATO-s për rritjen e buxhetit të mbrojtjes, si edhe operacionet në Afganistan dhe Irak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!