Duke folur për Sky News, Jens Stoltenberg tha se konflikti tani po bëhet një “betejë logjistike”, kështu që aleatët e Ukrainës duhet të rrisin prodhimin.
“E vetmja mënyrë për të vazhduar mbështetjen tonë për Ukrainën është të bëjmë atë që kemi filluar të bëjmë tani, dhe kjo është të angazhohemi me industrinë e mbrojtjes për t’u siguruar që aleatët të nënshkruajnë kontrata afatgjata,” shtoi ai.
Megjithatë, ai këmbënguli se NATO do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Ne nuk mund të lejojmë që Putini të fitojë në Ukrainë, kjo do të jetë një tragjedi për ukrainasit, por do të jetë e rrezikshme për ne,” tha ai.
Kur u pyet nëse Ukraina do të lejohet të bashkohet me aleancën ushtarake mbrojtëse, Stoltenberg tha se pozicioni i NATO-s mbetet i njejtë.
“Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s, por fokusi kryesor tani është që Ukraina të jetë një komb sovran dhe i pavarur në Europë,” theksoi ai.
/abcnews.al