Stoltenberg: Të gjithë aleatët e NATO-s janë dakort për antarësimin e Ukrainës

schedule12:48 - 6 Qershor, 2023

schedule 12:48 - 6 Qershor, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa hapi Samitin e Bukureshtit 9 në Sllovaki, konfirmoi dakortësinë e shteteve aleate të NATO-s për anëtarësimin e Ukrainës.

“Të gjitha aleatët janë dakord që dera e NATO-s mbetet e hapur, se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se Rusia nuk mund të vërë veton ndaj saj”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg u shpreh gjithashtu se NATO do të vijojë mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.

“Vendimet që do të marrim në samitin e korrikut në Vilnius do të jenë shumë domethënëse.

Ne do të forcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën me një paketë ndihme shumëvjeçare për ta ndihmuar atë të kalojë nga epoka sovjetike në standardet e NATO-s dhe ta sjellë Ukrainën më afër NATO-s”, deklaroi Jens Stoltenberg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!